Haradinaj për situatën me pandeminë: A din kush me tregu se kah po shkon ky vend?

Haradinaj për situatën me pandeminë: A din kush me tregu se kah po shkon ky vend?

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas rritjes së numrit të vdekjeve dhe infektimeve nga COVID-19, raporton Gazeta “Enigma

Ai me këtë rast tha se cilido që e dënon popullin e tij, do ta marr dënimin e merituar.

Postimi i plotë:

A din kush me tregu se kah po shkon ky vend?! Me nga 2 mijë e sa të infektuar në ditë e me po kaq familje në tmerrin e sigurimit të ilaçeve, me nga 20-30 të vdekur dhe me nga 4 mijë e sa të dënuar! Çka iu keni gjujt në qafë këtij populli o njerëz? A keni kufi dhe a doni me zbritë në tokë ndonjëherë!

Ky vend ka nevojë për lajme se si u ndihmuan 4 mijë e 200 njerëz e jo se si u gjobitën e u dënuan. Ai që e dënon popullin e tij herëdokur ka me e marrë ndëshkimin e tij

Related Articles