Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është pritur nga homologu i saj zviceran Guy Parmelin gjatë vizitës së saj zyrtare në Zvicër.
Ajo ka thënë se janë duke negociuar nënshkrimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë, duke shtuar se kjo do të zgjerojë lidhjet ekonomike të dy vendeve, të cilat, sipas saj, tashmë kanë ngritje të madhe falë mërgatës së jashtëzakonshme të Kosovës në Zvicër.
“Marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve e dy popujve tanë tashmë kanë krijuar bazë të fuqishme për të hapur kapituj të rinj të bashkëpunimit, prandaj edhe biseda jonë u fokusua në zgjerimin e këtij bashkëpunimi në sektorin ekonomik, të arsimit, bujqësisë e shëndetësisë”.