Fusha e stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë po merr pamje të re dhe evropiane. Tashmë ka mbetur faza finale e përfundimit të projektit, ku do të bëhet mbjellja e barit natyral.
“Gjithçka gati për ditën e shtune kur do bëhet mbjellja e barit natyral nga ekspertët e kompanisë Iren limited sirketi”, thuhet në njoftimin e Llapit. Sot u bë edhe testimi i sistemit të ujitjes, ku edhe përmes videos së publikuar shihet se funksionon në për mrekulli. Skuadra e Batatinës ndeshjet si vendas në këtë fillim të kampionatit është duke i zhvilluar në stadiumin e Merdares.
E në një prononcim për Gazeta Enigma, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka theksuar se stadiumi shumë shpejt do të jetë gati, dhe si i tillë do të jetë në shërbim të skuadrës së Llapit dhe aderuesve të futbollit.
“Kryesia e Klubit në bashkëpunim me FFK-në janë në përmbyllje të një projekti, ndër më të mëdhenjtë që janë bërë në futboll, e veçanëirsht nga skuadra e Llapit , viteve të fundit.Falë bashkëupunimit të mirë dhe resurseve të krijuara nga kryesia e klubit, kemi vendosur që terrenin e stadiumit të bëjmë me bari natyral, i cili project është në përmbyllje të tërësishme të tij, pasi në këtë fazë është duke u realizuar sistemi i ujitjes, para përfundimit të tërësishme të punimeve, të cilat pritet të ndodhin shumë shpejt”, ka thënë trajneri i skuadrës së Llapit Tahir Batatina, për gazeta Enigma.
Batatina më tej ka shtuar se pas një periudhë kohore, rreth 60-ditore, edhe Llapi mund të zhvilloj ndeshjet e saj në këtë stadium. Trajneri i Llapit ka potencuar faktin se ka qenë iniciativë e klubit për t’u marrë vendimi që stadium “Zahir Pajaziti”, të mos licencohet deri në pranverë, për faktin se ka një kosto të lartë dhe se kjo kosto imponon domosdonë që të mos dëmtohet ky project para kohe dhe pa nevojë.
Nga pamjet e Stadiumi të Llapit shihen edhe punimet që janë kryer edhe në tribuna.