Masat e reja anti-COVID të vëna nga qeveria Kurti ua ka vështirësuar tej mase punën gastronomëve të cilët po detyrohen të punojnë vetëm në hapësira të jashtme.
E shumë nga këto locale gjatë këtyre katër ditëve janë dënuar me shuma të larta për mos respektim të masave anti-COVID.
Njëri nga ta, Shpat Hashani, pronar i kafeterisë së njohur në Prishtinë “Babel” me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se sot është dënuar me 2 mijë euro për shkak të Ligjit të Duhanit.
“Sjeni normal, me masat e marra, knej kishe po na leni me punu nterrasa kty vjen denon 2000€ per terras qe ki punu me distance po kishe ligji i duhanit spo bojka”, ka shkruar ai.
Ai është shprehur i zhgënjyer me udhëheqjen e re shtetërore.
Postimi i plotë i Hashanit: