Kosova fitoi ndeshjen e parë historike në kualifikime për Kampionat Botëror mbrëmë ndaj Gjeorgjisë me rezultat minimal 0:1.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga qendërsulmuesi, Vedat Muriqi, i cili është pjesë e ekipit italian, Lazio.
Mediumi italian “Gazzetta dello Sport” raporton se goli i Muriqit do të ndihmojë atë të ngris motivin.
Këtë sezon Muriqi do të ketë më tepër hapësirë te Lazio, pas largimit te Felipe Caicedo.
Ai është sulmuesi i dytë pas italianit Ciro Immobile dhe në çdo ndeshje po ka minuta, ndonëse jo shumë.
Sezonin e kaluar e Gazzetta dello Sport e quan dështim për kosovarin, pasi siç shkruajnë ata, kishin pritur më shumë prej tij.