Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet I.G i cili akuzohet për rrezikim të personave me mbrojtje ndërkombëtare.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga kjo Prokurori.
“Prishtinë, 3 shtator 2021 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet I.G”, thuhet në komunikatë.
Tutje, “Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri me inicialet I.G., ka kryer veprën penale “Rrezikim i personave me mbrojtje ndërkombëtare’’ nga neni 167 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.