Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, janë duke mbajtur konferencë për media.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia njoftoi se kanë marrë vendim që nga data 12 shtator të filloj vaksinimi i qytetarëve kundër COVID-19 edhe të dielave.
“Deri tani, 600 mijë qytetarë kanë marrë së paku një dozë të vaksinës. Nga 12 shtator ne do te kemi vaksinim edhe të dielave. Numri i të infektuarve përkundër një rënie të lehtë vazhdon të jetë akoma i lartë. Deri tani janë bërë në total mbi 33 mijë teste… Prej atyre që janë të hospitalizuar dhe të konfirmuar me covid, 93 përqind e pacientëve kanë qenë të pavaksinuar”, tha Vitia.