Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas lajmit se Liberta Selaci ka vdekur nga Covid-19.
Përmes një shkrimi në Facebook, ajo u ka bërë thirrje gjithëve që të vaksinohen.
“I trishtë njoftimi për vdekjen e Liberta Selacit, si pasojë e infektimit me virusin Covid-19, e cila ishte shtatzën. Liberta, ka qenë grua e suksesshme në biznes dhe është dalluar me profesionalizëm.
Duke u ndjerë e pikëlluar me vdekjen e saj, ju lus të gjithëve që të vaksinoheni sa më parë me vaksinat anti-covid, në mënyrë që të shpetojmë nga ky virus. Pusho e qetë Liberta me engjullin tend. Ngushëllime familjes Selaci dhe Hasani”, ka shkruar ajo.