Dhimbjet e kockave po kthehen në një problem shëndetësor shumë i përhapur kudo. Kjo ndodh për shkak se njerëzit nuk kanë shumë kohë për aktivitete fizike.
Në përgjithësi, njerëzit kërkojnë ndihmën e medikamenteve qetësuese. Shpesh këto ilaçe, kur pihen më shumë janë të dëmshme për stomakun dhe mëlçinë. Natyra nga ana tjetër na ka dhënë shumë burime të rëndësishme kundër dhimbjeve që nuk dëmtojnë organet e tjera.
Vlerat e vajit të ullirit
Vaji i ullirit është i pasur me polifenolë që shërbejnë si antioksidantë. Në momentin që ky lëng i artë bie në kontakt me organizmin, ngadalëson plakjen e qelizave. Kjo do të thotë që dhimbjes i duhet më shumë kohë për t’u shfaqur. Vaji i ullirit përmban edhe substanca që parandalojnë aktivizimin e inflamacionit. Vaji i ullirit rregullon qarkullimin e gjakut që rrjedhimisht mban organet të shëndetshme.
Vlerat e kripës së detit
Trajtimi me vaj dhe kripë, kërkon kripë deti sepse ofron përfitime shumë të mira për organizmin. Kripa e detit përmban magnez që forcon indet. Mineralet e tjera te kripa janë shumë të mira për sistemin imunitar dhe për shërimin e kockave dhe muskujve. Sikur të mos mjaftonte kjo, kripa e detit përmirëson qarkullimin e gjakut dhe eliminon sasitë e tepërta të sodiumit në gjak, duke ulur tensionin e tij.
Kura me vaj dhe kripë për dhimbjet e kockave:
Përbërësit:
1 gotë me ujë
20 lugë gjelle me vaj ulliri
10 lugë gjelle me kripë deti
Përdorimi i kurës kundër dhimbjeve të kockave
Shtoni vajin e ullirit dhe kripën në ujë dhe përziejini së bashku. Masën e përfituar përdoreni për të masazhuar zonën e prekur nga dhimbja për rreth tri minuta. Masazhi fillestar duhet të zgjasë tri minuta dhe duhet të arrini që të masazhoni zonën e prekur për deri 10 ose 20 minuta. Kjo kurë duhet aplikuar në lëkurë për 10 ditë me radhë. Rezultatet do të jenë të shpejta dhe afatgjatë.