Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ditëve të fundit ka qenë kryetemë e mediave të huaja për refuzimin që ka bërë për t’u vaksinuar kundër COVID-19.
Një gjë e tillë u bë e ditur pasi Xhaka doli pozitiv në koronavirus dhe nga Federata e Zvicrës u njogtua se ai ishte lojtari i vetëm që .kishte refuzuar të vaksinohet
Ndërkohë që nga trajneri Jose Mourinho, Xhakës sot i erdhi një këshillë që të vaksinohet.
“Merre vaksinën Granit dhe je i sigurt”, ishte këshilla e Mourinhos për Granitin.
Derisa nuk mungoi as përgjigja e Xhakës.
“Faleminderit zotëri”, ishte përgjigjja e Xhakës drejtuar trajnerit të Romës.