Mbi 2 mijë e 300 gjoba shqiptohen për një ditë për mosrespektim të ligjit anti-COVID

Mbi 2 mijë e 300 gjoba shqiptohen për një ditë për mosrespektim të ligjit anti-COVID

Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë masat Anti-COVID, raporton Gazeta “Enigma”.

Policia ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shqiptuar 2,358 gjoba për mosrespektim të ligjit anti COVID.

Ndërsa, gjatë kësaj kohe policia ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, në 24 orët e fundit janë shqiptuar edhe 1 mijë e 137 tiketa trafiku.

Kujtojmë që së fundmi është rritur numri i rasteve të infektuara me COVID-19 në Kosovë, andaj edhe janë paralajmëruar gjoba ndaj gjithë atyre që nuk i respektojnë masat mbrojtëse ndaj këtij virusi.

Related Articles