“A jeni mirë, a ju ka ndodhur gjë”, Dardan Krivaqa dhe 18-vjeçarja u njohën në rrjete sociale, ai e kërcënonte vazhdimisht

“A jeni mirë, a ju ka ndodhur gjë”, Dardan Krivaqa dhe 18-vjeçarja u njohën në rrjete sociale, ai e kërcënonte vazhdimisht

Detaje të reja kanë dal nga vrasja e Marigona Osmanit, 18-vjeçares në Ferizaj e cila u la pa shenja jete në hyrje të spitalit nga bashkëjetuesi i saj dhe një person tjetër pasi e kishin dhunuar për dy ditë me radhë.

Avokati i familjes së të ndjerës, Gazmend Rexhepi zbuloi në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” se prokuroria po heton dy personat nëse kanë apo jo lidhje të dy me dhunën, apo vetëm bashkëshorti Dardan Krivaqa.

Sakaq, gazetarja Bora Shahini ka zbuluar bisedën që ka bërë me të atin e Marigonës, duke u shprehur se dyshja ishin njohur përmes rrjeteve sociale.

Sipas babait, më vonë, ata kanë kuptuar se Krivaqa ka qenë precedent i 133 veprave penale.

Gazetarja ka theksuar se i ati ka deklaruar se 18-vjeçarja kërcënohej dhe kur shkonte në shtëpi i pyeste vazhdimisht nëse janë mirë apo i kishte ndodhur diçka.

“Vajza e tij ka qenë e kërcënuar prej kohësh. Marigona e ka njohur Dardanin në rrjetet sociale. Më pas, pasi i thotë babait, gjëja e parë që bëhet është prezantimi. Ai e pranoi se Dardani ishte precedent i 133 veprave penale. Kur e marrin vesh familjarët i thonë të largohet. ‘Por vajza vazhdimisht kur vinte në shtëpi na thoshte a jeni mirë, a ju ka ndodhur gjë, ishte e shqetësuar’, është shprehur babai. Më thoshte vazhdimisht se vajza ka qenë e kërcënuar. Nga komshinjtë kanë dëgjuar ulërima, zhurmë nga dhuna që i ushtrohej Marigonës”, tha Shahini.

Related Articles