Zyrtari i PSD-së, Dren Kukaj, ka reaguar pas arrestimit të aktivistëve të partisë së tij, pasi ndërprenë konferencën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
Sipas Kukajt, policia ka përdorur dhunë të madhe ndaj aktivistëve të arrestuar.
“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti dhe Agron Kabashi të cilët u arrestuan gjatë aktivitetit sot”, ka shkruar Kukaj në profilin e tij në Facebook.