Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Herolind Shala është bërë me skuadër të re.
Shala që tani është me skuadrën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit, ka nënshkruar me klubin turk, BB Eruzumspor.
Këtë e konfirmoi klubi Stabak përmes një komunikate zyrtare. “Herolind Shala udhëton te BB Erzurmspor në divizionin e dytë në Turqi”.
“Afati veror është ende i hapur në disa shtete dhe tani u bë e qartë se Herolind Shala do largohet nga Stabaek. Ai shkon në Turqi te Erzurumspor”, shkruhet në komunikatë.
Shala til Tyrkia????????https://t.co/kjMU0O2Z1y— Stabæk Fotball (@Stabaek) September 8, 2021
Arsyeja e largimit duket se është që klubi nuk është ndarë i kënaqur me Shalën, kështu se paku thotë trajneri Torgeir Bjarmann.
“Kemi pranuar me BB Erzurumspor për transferimin e Herolind Shalës. Kur u rikthye te Stabaek ka pasur dëshirë të fortë që duhet të ishim pozitiv kur vjen ndonjë ofertë dhe kjo ka ndodhur”.
“Shala nuk ka arritur nivelin që kërkonim. Mund të këtë disa arsye për këtë. Ndoshta është shkaku i skuadrës, në të njëjtën kohë ka qenë shumë i lënduar”, deklaroi ai.