Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë (FSShK) ka kërkuar takim urgjent me tre krerët e shtetit, presidenten, kryeparlamantarin dhe kryeministrin.
Kryetari i FSShK-së Blerim Syla në një prononcim ka thënë se Qeveria ka vendosur të ndajë vetëm 10% për punëtorë shëndetësor në kohë pandemie.
Syla shton se nuk bëhet fjalë për rritje të pagave, por ky është manipulim i radhës nga Qeveria e Kosovë.
Ai ka kërkuar që të zbatohet ligji anti-Cvoid i cili parasheh prej shtesë prej 300 euro deri në miratimin e ligjit të pagave, duke i dhënë ultimatum Qeverisë deri me 13 shtator.
“Ky 10% nuk ka qenë mirë i shpjeguar në opinion sepse këto janë shtesa mbi paga bazuar në ligjin anti-COVID dhe nuk flitet për rritje të pagave. Pra kjo nuk është rritje e pagave, por është manipulim i radhës i Qeverisë. Ai ka kërkuar që të zbatohet ligji anti-COVID i cili parasheh prej 300 euro shtesë deri në miratimin e ligjit të pagave. Ligji i pagave duhet të miratohet këtë vit në mënyrë që të startohet në vitin 2022”.
“Qeverisë i kemi dhënë afat deri me datën 13 shtator. Unë kam dërguar letër edhe te kryetarja e shtetit dhe kryeministri. Kryetarja e shtetit në kohën kur ka qenë kryetare e Kuvendit e ka sponsorizuar vetë ligjin të cilin tash po e shkel Qeveria. Dhe ne duam të dimë pse dhe ku është ligji pagave dhe pse po luhet me punëtorë shëndetësor”.
Doktor Syla theksoi se situata është mjaft e rëndë nëpër klinika, madje mund të konsiderohet dramatike, raporton EO.
Mes tjerash, ai tha se do të mblidhen këto dy ditë që të diskutojnë për veprimet e mëtutjeshme.
“Situata është shumë e rëndë, dramtaike nëpër klinika. Pritet të rëndohet sepse kemi edhe gripin sezonal dhe na nuk mund të bëjmë greva. Por do të veprojmë të mblidhemi nesër ose pasnesërm me shoqatat sindikale dhe do të bëjmë një manifestim dhe të shohin të gjithë se në Kosovë po cenohet e drejta e punëtorëve shëndetësor”.