Vazhdojnë shifrat e larta: 24 persona vdesin nga COVID-19 për 24 orë

Vazhdojnë shifrat e larta: 24 persona vdesin nga COVID-19 për 24 orë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 24 persona kanë humbur jetën nga COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.

Nga 13.084 testime, 1.029 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Po ashtu për 24 orë janë dhënë 17.316 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 955.811 doza të vaksinës.

Deri më sot 329.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në total numri i rasteve aktive është 22.223.


Related Articles