Enrique me deklarata të rezervuar, beson në fitore ndaj Kosovës

Enrique me deklarata të rezervuar, beson në fitore ndaj Kosovës

Mediat ne shtetin Iberik, posaqërisht “Marca” raportojnë se Spanja është trajneri spanjoll ishte mjaft i rezervuar në deklaratën e tij për ndeshjen e sotme. Kosova dhe Spanja do të luajnë sot në Prishtinë ndeshjen në kuadër të grupit B kualifikues për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Në konferencën e mbrëmshme Selektori Luis Enrique dhe Pablo Sarabia kanë qenë mjaft të rezervuar në vlerësimet e tyre para ndeshjes.

Enrique theksoi se të gjithë lojtarët do të jenë në dispozicion dhe se objektivi do të jetë fitorja dhe posedimi i topit.

“Kualifikimi i drejtpërdrejtë i Spanjës varet ekskluzivisht nga vet futbollistët dhe ekipi kombëtar”, tha Enrique, përcjellë Gazeta Enigma.

Këto deklarata i bazoi bëri duke u bazuar në gjendjen aktuale të tabelës së grupit “B”, i vetëdijshëm se nuk do të thotë asgjë fakti që Spanja kryeson me 10 pikë.

Frustrimi vjen nga shkaku se kjo kombëtare tashmë ka zhvilluar 5 ndeshje kualifikuese.

Në anën tjetër pretendente kryesore mbetet padyshim Suedia, e cila javën e kaluar fitoi me përmbysje të rezultatit ndaj spanjollëve, duke ia rrezikuar seriozisht pozitën e parë që shpie drejtpërdrejtë në botëror, shkruan Gazeta Enigma.

Grupi “B”

Tabela   

Spanja                         5     3     1     1     10

Suedia                         3     3      0     0      9

Kosova                        4     1     1     2      4

Greqia                          3     0     3     0      3

Gjeorgjia                     5     0     1     4     1

Enrique u shpreh i vetëdijshëm për situatën në të cilën Spanja gjendet.

“Nuk është e lehtë, por ne varemi nga vetja për të luajtur në Kupën e Botës, sikurse edhe në Play-off-in e mundshëm”, shtoi Enrique, duke iu referuar tabelës.

Ndërsa Pablo Sarabia tha se Kosova në terren të saj mund të  bëjë presion më të lartë, por qëllimi kryesorë i Spanjës është konsolidimi nga presioni i mundshëm i Kosovës dhe ruajtja e topit në pronësi.

“Objektivi i parë është të fitojmë, është ajo që na jep tre pikët dhe padyshim që do të duhet të bëjmë një lojë të madhe për ta arritur atë. Ne e lëvizëm topin shumë shpejt kundër Gjeorgjisë dhe kjo është një nga virtytet që ne kemi”, tha ai duke  u shprehur i bindur se Kosova do të koncentrohet në repartin defansiv, shkruan Gazeta Enigma.

Related Articles