Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është shprehur i tronditur nga vrasjet që para pak çasteve ndodhën në këtë komunë, ku njëri prej viktimave ishte edhe kandidati për kryetar të kësaj komune nga Partia Demokratike e Kosovës.
“Jam shumë i tronditur me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur minuta më parë në Pejë, me ç’rast u vrit dhe kandidati për Kryetar të Komunës së Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj. Shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjeve për humbjen e dy jetëve të reja”, shkroi Muhaxheri në Facebook, ku postoi edhe fotografinë e të ndjerit.
I vrari tjetër raportohet se është kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai i të Astrit Ademajt nga Peja.