I vrarë ka mbetur edhe Blerand Kadrijaj, zyrtar i lartë i PDK-së

I vrarë ka mbetur edhe Blerand Kadrijaj, zyrtar i lartë i PDK-së

Në mbrëmjen e së mërkurës, në qytetin e Pejës ka ndodhur një vrasje e dyfishtë, si dhe një person ka mbetur i plagosur.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazeten “Enigma” se të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 20:20 në afërsi të shkollës Ekonomike “Ali Hadri.

Bëhet e ditur se personat që kanë mbetur të vrarë në vendin e ngjarjes, janë dy zyrtarë të lartë të PDK-së, kandidati për kryetar të Komunës, Astrit Ademaj dhe zyrtari Blerand Kadriaj.

Po ashtu i plagosur nga shkrepja e armëve ka mbetur vëllau i Astrit Ademajt, Avniu.

Ndërsa Blerand Kadriaj në zgjedhjet e kaluara ka qenë kandidat për kryetar të Deçanit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi deklaroi se tashmë në vend të ngjarjes janë Policia dhe Prokuroria dhe po merren me rastin.

Related Articles