Paulo Fornan realizoi golin e avantazhit në minutën 32’ të pjesës së parë, dhe Feran Torres në minutën 89’ të pjesës së dytë, për t’u mbyllur sfida me fitore të skuadrës Iberike, 0-2.
Kosova pati një paraqitje të kënaqshme, duke u treguar mjaft e rrezikshme disa herë përmes Milot Rashicës dhe Vedat Muriqi në pjesnë e parë dhe atë të dytë.
Aro Muriq pati disa ndërhyrje të mira për të ruajtur portën e paprekur në fillim. Rashica dy herë u gjend në pozitë ballore me portierin mysafirë, në 15 minutat e parë, e Elbasan Rashani në minutën 15’ ngriti në këmbë të pranishmit në stadium kur gjuajtur furishëm nga 20 metra përskaj pingules së majt të portës së Unai Simon. Kosova kishte edhe disa gjysëmraste të cilat rridhnin kryesisht përmes Rashicës së disponuar për lojë sot, por pa finalizim.
E mysafirët arritën golin në minutën 32’, ndërsa epilogu përfundimtar u vendos në fund, saktësisht në minutën 89, kur Spanja shënoi golin e dytë për epilogun përfundimtar.