SBASHK-u dhe MASHT-I nuk po mund të bien në hujdi se a do të filloj viti i ri shkollor apo jo, shkruan Gazeta Enigma.
Mbrëmjen e 9 gushtit ministrja e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka dalur me një postim, duke thënë është rishikuar “Udhëzuesi për organizimin e mësimit për vitin shkollor 2021/2022 në kushtet e Pandemisë COVID-19”.
Ky udhëzues, sipas ministres mundëson organizimin e mësimit sipas kushteve epidemiologjike në vend duke përfshirë edhe kushtet e rihapjes së institucioneve edukativo-arsimore me masa të shtuara për shëndetin publik.
Ministrja, më tutje ka thënë se në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së do të vazhdohet me masa të njejta.
Mirëpo, Nagavci siç duket për SBASHK-un ka lënë dyshime se a do të fillohet viti i ri shkollor apo jo.
LEXO EDHE: A do të fillojë apo jo viti i ri shkollor, flasin nga Qeveria
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka thënë për Gazetën “Enigma” se ende nuk kanë marr ndonjë informacion zyrtar nga ministrja Nagavci.
“Ne edhe pse jemi shprehur të gatshëm të fillojmë vitin e ri shkollor, kemi thënë se kjo varet nga institucionet, por që institucionet nuk duhet ta lënë në momentin e fundit të deklarohen për çështje që janë madhore sepse duhet bërë përgatitje”, ka thënë Jashari.
Ndërsa, kryetari i Asociacionit të komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka mbajtur takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ku kanë ardhur në përfundim se shkollimiparauniversitar është pezulluar deri më 26 shtator.
“Në takimin Koordinues, masat janë që deri më 26 shtator shkollimi parauniversitar të pezullohet”, ka thënë Ibrahimi për Gazetën “Enigma”.