Humbin jetën edhe katër persona nga COVID-19 në Shqipëri

Humbin jetën edhe katër persona nga COVID-19 në Shqipëri

Katër humbje jete dhe 977 raste të reja me koronavirus në 6308 testime janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 919 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 140,176 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Në të gjithë vendin janë 12,582 pacientë aktivë me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë.

“Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë. Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Related Articles