Manchester City ka shënuar fitore si mysafir ndaj Leicester Cityt me rezultat 1-0 në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier.
Mysafirët ishin shumë më të mirë, duke rrezikuar disa herë në pjesën e parë, por nuk arritën të gjenin rrjetën.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 62-të nga portugezi Bernardo Silva.
Pas goli ndeshja u hap edhe më shumë, pasi të dy skuadrat rrezikuan shumë, por gola më nuk pati.
Me këtë fitore, Mancehster City ngjitet në vendin e dytë me 9 pikë.