Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova do të jetë çdo herë pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës në çdo ditë dhe situatë, duke i kujtuar kështu viktimat e 11 shtatorit të vitit 2001.
“SHBA-të janë aleat i yni strategjik dhe i përhershëm. Sot jemi me ta, sikurse në çdo ditë dhe situatë tjetër. I kujtojmë viktimat e 11 shtatorit dhe e konfirmojmë edhe njëherë se si populli me proamerikan në botë do të qëndrojnë bashkë në luftimin e terrorizmit krahas SHBA-ve, por edhe duke e ndarë dhimbjen në ditë si kjo”.
“11 shtatori i vitit 2001, ishte thirrja e ndërgjegjes njerëzore, mobilizim kundër një te keqe të përgjithshme dhe rikujtim se solidariteti ndërnjerëzor në raste si ky sulm është garancë për një botë më të mirë dhe kontribut në luftën jo vetëm kundër terrorizmit, por edhe për lirinë, paqen dhe demokracinë në botë”,ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.