I zuri pamjen e televizorit gjatë njërës prej ndeshjeve të Anglisë në kampionatin europian, dhe kaq mjaftoi që një i ri shqiptar të godite tre herë me thikë një tifoz britanik.
30 vjeçari Pllumb Hysa është dënuar tani me 9 vjet heqje lirie pas sulmit brutal mbi 59 vjeçarin, që mori lëndime të rënda, por fatmirësisht nuk vdiq.
Shtetasit shqiptar i ishte kërkuar që të mos bllokonte televizorin gjatë ndeshjes me Ukrainën teksa mbështetësit e kombëtares angleze ishin mbledhur të shihnin ndeshjen ne Hotel Mill në Chester më 3 korrik.
I zemëruar me viktimën e tij, shqiptari mori një thikë dhe e fshehu në brezin e pantallonave, e më pas e ndoqi në tualet dhe ku dhe e sulmoi. Njëra nga plagët që mori 59 vjeçari ishte afër zemrës.
Në foton e shpërndarë nga Policia, Hysa shihet me sy të nxirë, pasi gjatë arrestimit u godit me grusht nga një shok i viktimës.