Një termet me magnitudë 3.9 ballë ka ndodhur ditën e sotme 17 km larg Vlorës.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar apo dëme materiale, ndërsa thellësia raportohet të ketë qenë 2 km.
Sipas “EMSC”, që është faqja e specializuar për tërmete, lëkundja sizmike u ndje në 22:49:36 dhe zgjati disa sekonda.
Epiqendra e tërmetit ishte në Orikum.
Lëkundjet sizmike janë shoqëruar me momente frike dhe paniku te qytetarët, por magnituda ka qenë e vogël.