Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në përurimin e Spitalit të Fëmijëve ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe që mundësuan ndërtimin e këtij spitali me kapacitet prej 100 shtretërish.
Sipas saj, nga tash fëmijët do të kenë një adresë të trajtimit me kapacitete më moderne, duke shtuar se ky spital simbolizon edhe miqësinë me këtë shtet.
Ajo ka thënë se ky është vetëm fillimi, ngase shpreson që bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në fushat tjera ekonomike.
“Ne u jemi mirënjohës e falënderues, por mirënjohjet i gëzoni që në ditën e parë kur ju u rreshtuan pranë vendeve kur na njohët si shtet të lirë e të pavarur dhe kur 8 vite më pas i dhuruat spitalin pediatrik”.
“Në atë vit ju vendosët që tu jepni krah Kosovës, duke ndikuar që shumë familje e të vegjlit tanë të mund të mjekohen e shërohen në modelet me të larta”, tha ajo.
“Në një kapacitet prej 100 shtretërve Kosova ka një adresë për trajtim të fëmijëve tanë. Ky është fryti i një pune disa vjeçare që do të mbetet simbol i miqësisë sonë që uroj të lulëzoj çdo herë e më shumë”, u shpreh presidentja.
Ky spital për fëmijë do të bëhet i mundur falë një ndihme nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërtimi i të cilit kushtojë 20 milionë euro, raporton EO.
Ndërtimi i spitalit nga Mbretëresha Fatima e Emirateve të Bashkuara Arabe, i ishte premtuar presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.