Presidentja Vjosa Osmani iu është kundërpërgjigjur partive opozitare lidhur me ftesat e subjekteve politike në takimin konsultativ që mbajtën me të, duke thënë se ajo vendosë kënd ta ftojë, raporton Gazeta Enigma.
Osmani ka thënë se ka ftuar të gjitha subjektet politike parlamentare.
“Sa i përket pjesëmarrjes së zonjës Gërvalla dhe Kusari është standard që është ndërtuar edhe si presidente në detyrë dhe i kam ftuar përfaqësuesit e qytetarëve në Parlament. Janë ftuar edhe partitë nga pakicat. Unë kam ftuar edhe partitë boshnjake. Dhe unë vendosi se kë duhet ta ftoj si kryetare e shtetit”.