Gëzim Hajdinaga: Eni në Ulqin, s’ka nevojë për teste

Gëzim Hajdinaga: Eni në Ulqin, s’ka nevojë për teste

Drejtori i Turizmit në komunën e Ulqinit Gëzim Hajdinaga këtë vit ka filluar promovimin e sezonit turistik me herët se zakonisht, me vizita nëpër komuna të Kosovës dhe Maqedonisë. Diku-diku është pritur me tepih të kuq.

Në Maqedoninë e Veriut sot ka qëndruar në disa komuna dhe ka përsëritur atë që deklaroi ditë më parë në Prishtinë e Gjilan se “Mali i Zi është i hapur dhe se nuk do të ketë nevojë për teste të Covidit”, ndërsa ka potencuar disa herë se turistët Kosovarë dhe ata nga Maqedonia Veriore e Lugina e Preshevës, si dhe ata nga diaspora, do të kenë çfarë të shijojnë, pasi sipas tij, “nuk duhet të harrojnë mikërpritjen tradicionale Ulqinake.”

Me sensin e hollë të sarkazmit, Hajdinaga në Tetovë ka thënë se “turistët potencial, edhe këtë vit, tri ditë duhet t’i kalojnë në bregdetin shqiptarë, kurse shtatë të tjera në Ulqin”.

Related Articles