Një videolojë e pahapur Nintendo – Super Mario Bros, është shitur në një ankand në SHBA për 660 mijë dollarë e cila ishte prodhuar në vitin 1986.
Videoloja ishte blerë në vitin 1986 dhuratë për Krishtlindje, por ajo u vendosë në një dollap dhe u harrua për vite – duke mos u hapur fare derisa këtë vit kur e gjetën.
Çmimi i shitjes ka tejkaluar pritshmëritë, fillimisht ishte vënë shuma prej 114 mijë dollarë gjatë verës së kaluar për këtë lojë të prodhuar më 1987. /Telegrafi/