Ka filluar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka njoftuar se para pak minutash ka filluar takimi me Merkel.
Kurti në këtë takim shoqërohet me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
“Bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do të diskutojmë për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimin rajonal brenda agjendës së Bashkimit Evropian”, ka shkruar Kurti.
Më poshtë njoftimi i plotë i tij: