Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore

Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore

Sot më 16 shtator në Kosovë fillon zyrtarisht fushata e partive politike për zgjedhjet lokale 2021. Pavarësisht rrethanave të krijuara nga COVID 19, fushata zgjedhore prej një muaj u konsiderua si çështje e rregulluar me ligj dhe se nuk mund të ndryshohet, raporton Gazeta “Enigma”.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor ku qytetarët do të mund të votojnë për kandidatin që do ta kenë për katër vitet kryetar.

Ndërkohë që shkak i pandemisë COVID-19 pati rekomandime për shtyre të zgjedhjeve dhe rekomandim për shkurtim të fushatës. Por Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit që ka mbajtur me partitë politike ka deklaruar se në mungesë të konsensusit të partive politike nuk do të ketë shtyrje të datës së zgjedhjeve lokale dhe se ato do të mbahen me 17 tetor.

Megjithëkëtë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka vendosur që fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale ta mbajë vetëm në pesë ditë.

Haradinaj tha se vendimi për këtë erdhi pas situatës së rëndë epidemiologjike me COVID-19.

Ndërsa, nga 15 shtatori (të mërkurën) ka filluar votimi me postë për mërgimtarët. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbledhjen e fundit ka miratuar edhe numri e saktë të fletëvotimeve që do të shtypen për zgjedhjet e 17 tetorit.

Në ditën e zgjedhjeve, më 17 tetor do të jenë në dispozicion 1 milion e 698 mijë e 600 fletëvotime për kandidatët për kryetar të komunave, ndërsa e njëjta do të jenë edhe për asambletë komunale.

Ani pse numri i qytetarëve që kanë të drejtë vote është 1 milion e 885 mijë, KQZ ka shtypur 186 mijë e 848 fletëvotime më pak se votues apo në përqindje 9,91 % dhe kjo është një praktikë e ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore.

Related Articles