Në Shkup të Maqedonisë së Veriut kanë arritur ministrat e Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Ata janë pritur nga ministrat shqiptarë e maqedonas në prag të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.
Pas pak aty pritet që të arrijë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili do të pritet nga kreu i qeverisë maqedonase, Zoran Zaev.
Ndërkohë në orën 13:30 pritet të mbahet një konferencë e përbashkët e dy kryeministrave. /Gazeta “Enigma”.