Hoxhaj takim lamtumirës me Kosnett: Kosova përjetësisht i është mirënjohëse SHBA-së

Hoxhaj takim lamtumirës me Kosnett: Kosova përjetësisht i është mirënjohëse SHBA-së

Ish-kryetari në detyrë i PDK-së Enver Hoxhaj, ka mbajtur një takim lamtumirës me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, raporton Gazeta “Enigma”.

Hoxhaj u shpreh falënderues dhe mirënjohës ndaj ambasadorit për bashkëpunim dhe për rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm e mbështetjen e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën përgjatë viteve.

“Në takim lamtumirës me ambasadorin amerikan Philip Kosnett. Ambasadorit i shpreh falenderim e mirënjohje për bashkëpunim dhe për rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm e mbështetjen e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën përgjatë viteve.

Kosova përjetësisht i është mirënjohëse SHBA-së, roli i së cilës për lirinë, pavarësinë dhe të ardhmen e Kosovës, është i pazëvendësueshëm”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Related Articles