Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në spitale janë duke u trajtuar 675 pacientë nga COVID-19.
Në njoftim thuhet se, 675 pacientë po trajtohen në klinikat COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme.
“Prej tyre, 540 me oksigjeno-terapi dhe 44 në kujdes intensiv”, thuhet në njoftim.