Ish-ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami ka reaguar pas vendimit të marrë nga qeveria për lirimin e pagesës së semestrit.
Bajrami ka thënë se lirimi nga pagesa e semestrit për studentët ishte nismë e qeverisë Hoti në të cilën ajo bënte pjesë.
“Masa për lirimin nga pagesa e semestrit që e bëri Qeveria Kurti ishte nisur edhe nga Qeveria e kaluar për shkak të situatës së shkaktuar nga pandemia COVID-19 e cila fatkeqësisht sot është edhe me prezentë”, tha ajo.
Tutje, Bajrami shkroi se kjo qeveri është përgjegjëse për mos hapjen e shkollave dhe universiteteve publike që janë pa rektor e pa bord drejtues.
“Qeveria është përgjegjesë pse s’po hapen shkollat dhe s’ka asnjë plan për këtë problem. Qeveria është përgjegjëse pse universiteti më i madh publik në Kosovë s’ka bord drejtues; pse një universitet tjetër publik është pa rektor etj etj”, shtoi Bajrami.
Postimi i plotë: