Në Klinikën e Pulmologjisë aktualisht janë duke u trajtuar rreth 58 pacientë të prekur me COVID-19.
Drejtori i Pulmologjisë, Musa Hoxha, tha se tre pacientë janë duke u transferuar në kujdesin intensiv për shkak gjendjes së rëndë.
“Gjendja klinike e pacienteve ne përgjithësi është stabile përveç tri rasteve më të rënda që janë duke u përgatitur për tu transferuar në kujdesin intensiv, ndërsa 56 pacientë janë në oksigjeno-terapi”, shtoi ai.
Tutje, Hoxha tha se aktualisht janë edhe 35 shtretër të lirë për hospitalizim.
“Në Klinikën e Pulmologjisë janë duke u trajtuar 58 pacientë, dhe gjendja e tyre klinike në përgjithësi është stabile, për momentin kemi edhe 35 vende të lira për hospitalizim ”, tha ai.
I pyetur nëse ka ndonjë pacientë të prekur me COVID pas vaksinimit, Hoxha njoftoi se 13 raste janë të tilla në këtë klinikë.
“Në klinikën e Pulmologjisë ka raste te infektuar për të dytën herë edhe pse janë të vaksinuar, momentalisht kemi 7 raste me një doze dhe 6 raste me dy doza të vaksinës të hospitalizuar në kliniken tonë”, përfundoi ai, trasnmeton FrontOnline, përcjellë Gazeta “Enigma”.
Vetëm sot në Kosovë janë regjistruar edhe 279 raste të reja, deri sa kanë vdekur 19 qytetarë.