Policia ndalon dy persona në kufi me Serbinë, tentuan të hyjnë në Kosovë me teste të falsifikuara

Policia ndalon dy persona në kufi me Serbinë, tentuan të hyjnë në Kosovë me teste të falsifikuara

Policia e Kosovës ka iniciuar rast ndaj dy personave, A.T, 62-vjeçar dhe S.T, 22-vjeçar, pasi dyshohet se kanë tentuar ta kalojnë kufirin me teste të falsifikuar për COVID-19.



Policia ka njoftuar se të dyshuarit gjatë intervistimit e kanë pranuar se vërtetimet janë marrë në një kafene në Novi Pazar.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në Pikën e Kalimit Kufitar në Bërnjak.

“Gjatë intervistimit të dyshuarit pranojnë se testet i kanë marrë në një kafenë në Novi Pazar. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe në konsultim me të iniciohet rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘falsifikim i dokumentit’, i cili vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Related Articles