Super derbi sonte, Prishtina pret Pejën

Super derbi sonte, Prishtina pret Pejën

Ndeshja e dytë e ditës së sotme në kuadër të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në basketboll, do të luhet me super derbin në mes të Prishtinës dhe Pejës.

Njëra ndër duelet më të zjarrta në Superligës, do të luhet nga ora 19:00 në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë.

Prishtina në xhiron e parë e kishte mposhtur bindshëm Dritë, derisa edhe Peja kishte dominuar ndeshjen kundër Bashkimit.

Pas neshjeve të javës së dytë dhe të tretë, afërsisht do të kuptohen potencialet e skuadrave dhe dallimi mes tyre, për të mësuar cilat janë ato që aspirojnë titullin e cilat mbijetesën.

Related Articles