Sipas legjendës skoceze, Graeme Souness, Manchester Unitedi nuk është në mesin e tre favoritëve të mundshëm për të fituar titullin e Ligës Premier këtë sezon.
Djajtë e Kuq forcuan ndjeshëm skuadrën e tyre gjatë verës me blerjet e tyre mahnitëse të Raphael Varane, Jadon Sancho dhe Cristiano Ronaldo.
Ole Gunnar Solskjaer e çoi skuadrën e tij në një vend të dytë në kampionat sezonin e kaluar, por gjithashtu nuk arriti të kapte trofeun e tij të parë si trajner i Unitedit, pas humbjes në finale të Ligës së Evropës.
Sidoqoftë, Souness beson se ka “akoma më shumë pikëpyetje” rreth Unitedit në krahasim me tre favoritët për të fituar titullin e Ligës Premier këtë sezon.
“Pajtohem se kjo është top katërshja më e fortë që kemi parë në Ligën Premier për disa vjet”, ka thënë fillimisht Souness për The Times.
“Por, ka akoma shumë pikëpyetje rreth Manchester Unitedit nga cilido prej pretendentëve të tjerë të titullit – Chelsea, Liverpool dhe Manchester City”.
“United nuk ka fituar asnjë trofe të madh kohëve të fundit dhe ka shpenzuar shumë para. Liverpooli dhe City kanë qenë kryesorët viteve të fundit dhe Chelsea ka fituar Ligën e Kampionëve”.
“Nëse e thoni kështu, është sens i përbashkët. Të tjerët nuk kanë fituar vetëm trofe, por trofe të mëdhenj, ata të rëndësishëm”, përfundoi skocezi.