Ndryshimi i temperatura dhe masat antiCOVID dërgojnë gastronomin në mbyllje

Ndryshimi i temperatura dhe masat antiCOVID dërgojnë gastronomin në mbyllje

Ndyshimi i temperaturave dhe respektimi i masave antiCOVID, kanë ndikuar që gastronomia të shkoj drejt mbylljes totale, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Masat e marra nga Qeveria e Kosovës kanë ndikuar keq për gastronomin pasi që atyre iu lejua që të punojnë vetëm në terrasa, në hapsira të jashtme gjë që ndryshimi i temperaturave po ia pamundson punën.

Nënkryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Shpat Hashani

Në një përgjigje për Gazetën ‘Enigma’, nënkryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Shpat Hashani ka thënë se përveç që na është lejuar të punojmë vetëm në terrasa, ajo ka qenë me kapacitet të përgjysmuar.

“Edhe kur na është lejuar me punu në terrasa me kapacitet pothuajse të përgjysmuar, është thirrur në ligjin për duhan për të cilin ligj asnjëherë nuk na është dhënë ndonjë instruksion se si duhet të zbatohet por as nuk është implementuar dhe zbatuar, dhe me këtë kanë ardhur inspektorët dhe policia dhe na kanë gjobitur me shuma të pakapshme për shumicën e kafiterive dhe me mbylljen e tyre për më shumë se 10 ditë”, ka thënë Hashani.

Sipaj tij vendimet e Qeverisë kanë qenë të pamatura për gastronomin, sektorin më të prekur nga pandemia.

“Kjo i bie që në 95% të terrasave nuk i plotësojmë kushtet për të punuar, dhe Qeveria nuk mbanë përgjegjesi për këto veprime të tyre të pamatura të cilët nuk i kanë kalkuluar dëmet që po na bëhen neve si sektori më i prekur nga pandemia, dhe që asnjëherë nuk na kanë përkrahur me forma të ndryshme, vetëm që na është shtuar presioni dhe kontrollat nga inspeksioni dhe policia ku asnjëra palë nuk kanë hezituar për të shqiptuar gjoba prej 500€ deri 2000€”, ka theksuar ai.

Mënyra se si është lejuar të punoj gastromia siapas Hashanit është qesharake.

“Edhe pse non stop kemi qenë me masa të ndryshme si të orarit dhe distancave, Qeveria nuk na ka dal në ndihmë dhe nuk kanë mbajtur asnjë obligim ndaj neve, me faktin apo arsyen që na është lejuar me punu, kjo është qesharake, sepse kjo nuk e ka prekur sektorin publik, Ministrave, deputetëve dhe stafit civil i ka dal rroga me kohë dhe për këtë ata nuk ndjejnë bashkëdhimbjen për humbjet tona, por sikur ata vetëm një muaj të mos i marrin rrogat atëherë i gjithë sektori publik do të kishte dalur në protestë” ka thënë ai.

Krejt në fund Hashani ka theksuar se “Edhe ne si shoqatë kemi me i prit deri në vendimin e rradhës se cfarë masa do marrin, pastaj do të reagojmë në forma të ndryshme”.

Pronari i kafiterisë Mollys, Durim Sadriu

Edhe pronari i kafiterisë Mollys, Durim Sadriu në një përgjigje për Gazetën ‘Enigma’ ka thënë se është kundër këtyre masave të Qeverisë.

“Për momentin jemi duke pritur deri në përfundim  të masave të reja, pra deri më 27 shtator  neve na lejohet të punojmë vetëm jasht e nëse bie shi ose bëhet ftoft ne nuk guxojm mrena me punu hiq, që do të thot duhet ta mbyllim lokalin dhe most ë punojm, kjo fal masave të marra nga Qeveria e Kovovës”, ka thënë Sadriu.

Njëherit ai ka shtuar se ka shumë vizita nga Policia e Kosovës dhe inspeksioni për vëzhgim se sa po respektohet masat antiCOVID.

“Kemi vizita të shpeshta për mbikqyrjen e respektimit të masave antiCOVID, ku në rast se vjen inspektori dhe e sheh një tavolin brenda lokalit me klienta ne gjobitemi me denim në vlerë 2000 Euro ose edhe me mbyllje të lokalit”, ka përfunduar ai.

Ka edhe kafiteri tjera që kanë lajmruar mbylljen e lokaleve të tyre në rrjetet sociale për shkak të ndryshimit të temperaturave dhe respektimin e masave antiCOVID.

Masat për gastonomi janë këto:

Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës.

Ndalohet shërbimi në gastronomi në hapësirat e mbyllura. Qëndrimi i klientëve (shërbimi i ushqimit dhe pijeve) lejohet vetëm në hapësirat e hapura të lokaleve të gastronomisë.

Lejohet shfrytëzimi i jo më shumë se 70 % e kapacitetit të hapësirës së hapur. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet. Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.

Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokaleve të shërbimeve të gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:

38.1 Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit:

38.2 Ndërsa paguan porosinë;

38.3 Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;

38.4 Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.

Në rastet nga pika 38.1 deri 38.4 është e obliguar bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën.

Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:30. Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:00.

Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.

Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një metër. Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.

Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:00, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK)./Gazeta Enigma/

Related Articles