Mëngjesin e sotëm, Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosvës janë pozicionuara në pikën Kufitare Kosovë – Serbi, konkretisht në Jarinje, raporton Gazeta Enigma.
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës “ROSU” është vendosur në pika kufitare në Veri.
“Me urdhër të qeverisë nga Beogradi, pritet që sot rreth orës 8:00 të gjithë punonjësit e kompanive shtetërore në veri, të shkojnë në mënyrë të organizuar, me automjete dhe me autobusë, në drejtim të Jarinjës, në kundërshtim të këtij vendimi të qeverisë së Kosovës dhe prezencës së ROSU-së në atë pjesë”, kanë thënë burimet
Kjo pasi është paralajmëruar se nga sot mund të nisë vendosja e “tabelave provuese” për veturat që hyjnë nga Serbia në Kosovë.