Policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve afër kufirit të Bërnjakut, pasi ata kundërshtuan t’i largojnë automjetet e tyre për ta zhbllokuar rrugën.
Kjo ka ndodhur pak para orës 17:00.
Mësohet se deri tash nuk ka të lënduar, ndërsa protestuesit janë tërhequr dhe po tubohen nëpër lokacione të ndryshme dhe në numër më të vogël.
Situata është e qetë, por nën tension edhe gjatë kohës kur po raportohet.
Serbët janë mbledhur në protestë për shkak të masave të reciprocitete të palës kosovare ndaj targave serbe, pas skadimit të marrëveshjes më 15 shtator.