Australisë mund t’i kushtojë shtrenjtë përplasja me Francën, reagon BE-ja

Australisë mund t’i kushtojë shtrenjtë përplasja me Francën, reagon BE-ja

Zyrtarët e Bashkimit Evropian po kërkojnë përgjigje dhe kërkimfalje nga Australia rreth trajtimit që ia ka bërë Francës përderisa mosmarrëveshja rreth paktit Aukus rrezikon që t’i shtyjë bisedimet për një marrëveshje të rëndësishme tregtare.

Shpresat e Australisë për të siguruar marrëveshjes për tregti të lirë me Bashkimin Evropian kanë hyrë në fazë të paqartë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka kërkuar nga Australia që ta sqarojë sjelljen e vet, duke e mbrojtur anëtaren e BE-së, Francën.

Qeveria e Australisë ka njoftuar se do ta anulojë marrëveshjen 90-miliardëshe për prodhimin e nëndetëseve nga një kompani franceze për të hyrë më pas në një pak me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe për të njëjtën çështje.

Pavarësisht përpjekjeve për ta zbutur përplasjen diplomatike, Franca i ka tërhequr ambasadorët e vet nga ShBA-ja dhe Franca dhe ka kërkuar nga Bashkimi Evropian për ta rishqyrtuar përfshirjen e Australisë në marrëveshjen për tregti të lirë me BE-në, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

“Një nga vendet tona anëtare është trajtuar në një mënyrë që s’është e pranueshme, prandaj duam të dimë se çfarë ndodhi dhe pse. Prandaj, së pari sqarohesh para se ta vazhdosh punën si zakonisht”, tha von der Leyen.

Related Articles