Një aksident trafiku mes një veture dhe motoçiklete ka ndodhur këtë të mërkure, në orët e mbrëmjes në Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur saktësisht në rrugën “Fehmi Agani”, apo siç njihet ndryshe, tek Kafet e Vogla.
Lajmin për Gazetën “Enigma”, e ka konfirmuar zëdhënësja nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:40 në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit dy persona ( ngasësi i motoçikletës dhe bashkëudhëtari i tij)kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin nga Policia e Kosovës.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. /Gazeta “Enigma”/