“Kosova ka përjetuar humbje edhe në trashëgimi kulturore”,thotë Kurti

“Kosova ka përjetuar humbje edhe në trashëgimi kulturore”,thotë Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka marr pjesë në takimin Konstituiv të Komisionit Shtetëror për Dokumentimin e Shkatërrimit të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës gjatë luftës më 98/99.

Pjesë në këtë takim ishin ekspertë të njohur ndërkombëtar, teksa u tha se ky komision ka rëndësi madhore, ku do të bëhet dokumentimi zyrtar i dokumenteve që kanë humbur.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se mijëra objekte e dokumente nga muzeu kombëtarë i Kosovës mbahen padrejtësisht në Serbi.

“Trashëgimia kulturore është një ndër burimet më të fuqishme dhe fuqizon lidhjen tonë me historinë dhe nxit përgjegjësinë ndaj gjeneratave që do të vinë. Krahas jetëve të humbura Kosova ka përjetuar humbje fatale të trashëgimisë kulturore. Trashëgimia ndërtimore nuk ishte kategoria e vetme, por me mijëra objekte nga muzeu kombëtarë i Kosovës mbahen padrejtësisht në Serbi”, u shpreh Kurti.

Tutje shefi i ekzekutivit, tha se koordinimi i mirëfilltë i institucioneve është që të ketë një të emëruar të përbashkët e ai është ballafaqimi me të kaluarën.

Ndërsa, Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku tha se përveç jetëve të humbura në luftë, trashëgimia kulturore është shkatërruar qëllimisht.

“Afër 23 vite pas luftës përkrahë humbjes fatale të jetës së njerëzve janë shkatërruar qëllimisht monumentet kulturore gjatë luftës dhe për herë të parë kemi marr nismën për hulumtimin e tyre të shkatërruar gjatë luftës në vitet 98/99”, tha Çeku.

Related Articles