Sonte në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, janë dëgjuar të shtëna armësh, shkruan Gazeta Enigma.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se asnjë person nuk është lënduar si pasojë e të shtënave.
“Rreth orës 18:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në afërsi të rrugës ”Fehmi Agani” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar.”ka thënë Ahmeti
Ndërsa aktualisht Ahmeti ka njoftuar se po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarit si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tij.