Reagon Kurti: Sulmet e tilla në veri dhe kriminelët që i bëjnë ato nuk do të tolerohen

Reagon Kurti: Sulmet e tilla në veri dhe kriminelët që i bëjnë ato nuk do të tolerohen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sulmet në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok dhe në Zveçan, janë veprime të nxitura nga Serbia.

Në një reagim, Kurti ka thënë se hetimet preliminare tregojnë që djegia e ndërtesës së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok nuk ishte aksidentale por e qëllimshme.

Kurti ka thënë se sulmet e këtilla zjarrvënëse dhe kriminelët që i bëjnë ato nuk do të tolerohen.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve, sidomos atyre në veri të Ibrit, pavarësisht a janë serbë, shqiptarë, boshnjakë apo romë, që ta ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Related Articles