Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil (ARC), ka administruar gjithsej 10 mijë targa të përkohshme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PPK) dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Pika e kalimit kufitar në Dheun e Bardhë ka regjistruar numrin më të madh të targave, gjithsej 2597, ndërsa Prishtina është qyteti ku janë administruar më shumë targa në qendrat e regjistrimit të automjeteve, gjithsej 426.