VIDEO: Si e kalojnë natën policët dhe “rebelët” në Bërnjak?

VIDEO: Si e kalojnë natën policët dhe “rebelët” në Bërnjak?

Mjetet për ngritjen e tendës nuk i zgjedhin, ato janë gjithëçfare.

Kjo është një nga mënyrat me të cilën serbët po e shprehin vendosmërinë për ta vazhduar protestën në shenjë pakënaqësie me reciprocitetin për targat.

Banorët lokal që i dolën në krye javës së parë të protestës në Bërnjak gjatë natës në mes të dielës e të hënës ishin më aktiv.

Në orët e para të mëngjesit barrikadën e përforcuan me 4 automjete tjera të rënda.

Atyre që i lanë në fillim të urës mbi Ujman ua prishën gypat e ajrit për të mos lëvizur dot.

Disa herë rreth tyre pati lëvizje të protestuesve, ani se prej ditësh u është ndaluar ti kalojnë postblloqet që vendosën vetë.

Kjo nuk zgjati aq sa për t’iu shkaktuar telash njësive speciale të policisë që po vëzhgojnë çdo pëllëmbë në afërsi të Bërnjakut.

Sikur këtu, lindja e diellit i gjeti në qetësi edhe protestuesit në Jarinjë.

Veçse të hënën në këtë pjesë erdhën të paktën tetë pjesëtarë të KFOR-it.

Pesë polakë, dy amerikanë e një kanadeze.

Të parët patën bisedë të shkurtër me komandantin taktik të policisë e tre te fundit vëzhgonin nga zona neutrale që me më tepër mundësi është territor serb

KFOR-i në tokë u largua pa bërë zhurmë. Këtë veprim e kreu në fakt helikopteri i tyre që të hënën për here të parë patrulloi rreth orës 14.

Para se ushtarët e misionit paqeruajtës të shfaqeshin haptazi në tokë, u panë në zonat malore të Kosovës.

Nga toka përveç policëve, kureshtarë ishin edhe serbët që po i vëzhgonin me dylbi.

Makina e këtyre të fundit vazhdon të mbajë targa KS, tashmë të pavlefshme.

Related Articles